Ndërsa Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim se cilin statut të PD do të njohë, PPE i ka hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.
Sipas dokumentit të siguruar, PD nuk ka asnjë delegat i vetmi vend nga lista e partive që janë pjesë e PPE.
Kujtojmë se më 19 maj, deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian tha nëse kjo forcë politike kthehet te e djeshmja duke nënkuptuar rikthimin e Berishës do të angazhohet për ta pezulluar PD-në nga PPE-ja.
“Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit”, tha Krichbaum.