Partia Demokratike ka humbur një mandat në Tiranë, teksa po numërohen edhe votat e fundit të mbetura për subjektet politike, raporton A2CNN.
Mbetet për t’u parë deri në fund të numërimit se kush do ta gëzojë këtë mandat, pasi është hera e dytë që ky mandat kalon nga njëra forcë politike te tjetra.
Gara për këtë mandat deputeti është tejet e ngushtë në kryeqytet, dhe aktualisht Partia Demokratike zbret në 13 mandate.