Presidentja e vendit, Vjosa Osmanika deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në bazë të formularit të deklarimit të pasurisë, pasuria e shefes së shtetit e ka kaluar vlerën prej një milion euro.
Sipas formularit në fjalë, pasuria e presidentes Osmanit dhe bashkëshortit të saj arrin vlerën mbi një milion euro.
Si pasuri të paluajtshme ajo ka deklaruar banesë 67.00 m2 me vlerë 59 mijë e 760 euro, garazh kolektive 14.00 m2 me vlerë 6 mijë euro, shtëpi në Australi 150.00 m2 me vlerë 170,000.00 euro, tokë 5.10 ari me vlerë 35,000.00 euro, banim 244.00 m2 me vlerë 208,000.00 euro, banim në Australi 218.00 m2 me vlerë 510,000.00 euro.

Si pasuri të luajtshme, ajo ka deklaruar një veturë të përbashkët me bashkëshortin e saj.
Vetura është e tipit ‘Mercedes-Benz’ dhe e ka vlerën 10 mijë euro.
Kurse, si para të gatshme e para e shtetit i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Më tej, në formularin e pasurisë, Osmani ka deklaruar edhe të ardhurat e saj vjetore si presidentes e Republikës së Kosovës.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se edhe kryeministri në detyrë ka publikuar pasurinë për vitin 2025./