Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga dita e djeshme në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilën e drejtoi Shqipëria.
“Mirëmengjesi dhe me fotoalbumin e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.