Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur krenare për punën e arritur në drejtësi gjatë katër viteve të kaluara.
Haxhiu ka përmendur miratimin e Ligjit për Byronë Shtërore për Konfiskimin e Pasurisë si një nga sukseset kryesore të katër viteve të qeverisjes.
Ajo gjithashtu ka përmendur miratimin e paketës ligjore Anti-korrupsion, përfshirë Ligjin për APK-në dhe atë për Deklarimin e Pasurisë.
Për më tepër, Haxhiu ka theksuar miratimin dhe zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.