Protesta e radhës “Serbia kundër dhunës” do të mbahet sot para Kuvendit të Serbisë, një ditë pas kundër tubimit të djeshëm të presidentit të Serbisë dhe liderit të SNS-së, Aleksandar Vuçiq.
Arsyeja e protestës është pakënaqësia me reagimin e autoriteteve pas dy vrasjeve masive në fillim të majit ku mbetën të vrarë 18 persona, mes tyre dhjetë fëmijë.
Tubimi, i cili do të jetë i katërti, do të nisë para ndërtesës së Kuvendit Kombëtar në orën 18:00, ku qytetarët parashihet të vendosin lule, raporton N1.
Protesta kërkon ndër të tjera shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, konfiskimin e frekuencave kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy, të cilat sipas organizatorëve përhapin urrejtje, dhunë dhe frikë
Po ashtu, në të gjitha protestat e mëparshme është kërkuar edhe dorëheqja e Aleksandër Vuçiqit, ndërsa të mbledhurit kanë brohoritur parullat, “Vuçiq largohu” dhe “Vuçiq, dorëheqje”.
Më 5 maj grupet parlamentare të PD-së, PD-së, Klubit të Gjelbër-Majtas, “Moramo Zajedno” dhe “Ujedijenini” kanë përkrahur protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës”.
Ndryshe, Vuçiq mbajti gjatë ditës së djeshme një tubim kundër protestave të qytetarëve ndërsa bëri të ditur se do të largohet nga kreu i partisë, SNS.