Argentinos Juniors ka nisur një fushatë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.
Duket e çmendur dhe diçka që nuk është brenda mundësive ekonomike të skuadrës nga Buenos Aires, por “dëshira” është ngritur në qiell – transmeton Gazeta Express.
Me “hashtag” “#ElBichoAlBicho”, tifozët e Argentinos Juniors filluan një fushatë në rrjetet sociale që mori ngjyrime më serioze kur u bashkua edhe vetë klubi.
Madje, në llogarinë zyrtare të klubit në “Twitter” është postuar një foto të Ronaldos me fanellën e Argentinos Juniors, si dhe një video e fanellës së personalizuar me emrin dhe numrin e lojtarit.