NATO ka dislokuar trupa shtesë në Kosovë. Kjo pas tensioneve të fundit shtesë në Kosovë, ku u lënduan më shumë se 30 ushtarë të KFOR-it.
NATO-ja e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në Tëitter.
Aaleanca veri-atlantike ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.
“Dislokimi i forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë e kujdesshme për të siguruar që KFOR-i ka aftësitë që i nevojiten për të ruajtur sigurinë në përputhje me mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Adm. Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.
Ndryshe, rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar dje pas përplasjeve me bandat kriminale në veri.