Pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel dhe qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës, analisti Ilir Mirena, e ka quajtur të paaftë kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Në reagimin e tij, Mirena ka risjellur një deklaratë të vjetër të Kurtit të vitit 2010 ku ai kishte kritikuar Hashim Thaçin, në atë kohë për marrëdhëniet me Borrellin dhe Lajcakun.
“Albin Kurti, më 2020’ten:“Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borrelli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë.” Mashtrues. Shmoklan. I paaftë“, shkroi ai.
ADVERTISING
Sot Kurti dhe Vucic zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut, Borrellin dhe Lajçakun. Më pas ata zhvilluan takim tre palësh ku nuk u dakorduan për asgjë.