Pas takimit me ambasadorin e BE0-së, Luigi Soreca, atë britanik, Duncan Norman dhe ajo franceze Christina Vasak, Ilir Meta lajmëroi një konferencë për shtyp.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi sot në ora 14:30 në ambientet e Institucionit”, njofton Presidenca.
Sot në mëngjes Meta pati takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, më pas u panë të hynin në godinë e presidencës, nënkryetari LSI-së, Petrit Vasili, kreu i PDIU, Shpëtimi Idrizi, kreu i PDS, Paskal Milo, aleatët e Bashës.
Në mesditë takimet vijuan me shefen e Këshillit të Europës në Tiranë, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe me ambasadorin britanik e francez.
Kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën duke u shprehur se “ishte i zënë me zgjedhje”.