GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Pas sulmeve me video, Lushtaku: Me Kurtin do të shihemi në gjykatë

11/10/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Një prej figurave kyçe të UÇK-së, ish-kryetar e tani nënkryetar i Skënderajt, Sami Lushtaku, komentoi zhvillimet e fundit – e sidomos videot e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat e kanë në qendër vetë emrin e Lushtakut. Në to, ai paraqitet si ‘zhvatës, hajn, pronar terminalesh e biznesesh’.

Për emrin dhe figurën e tij, si personazh në videot e Vetëvendosjes, sidomos këtë të fundit ku Lushtaku prezantohet si pronar terminali, ai thotë se do ta padis kryeministrin Kurti dhe drejtësia duhet të veprojë ndaj këtyre siç  thotë Lushtaku – ‘mashtrimeve të Kurtit’.

“Ose unë – ose ai duhet me u përgjigjë thotë Lushtaku”.

“Absolut, unë i njoh të dy pronarët, njani është i Skënderajt tjetri i Kaçanikut dhe s’kam lidhje me terminalet nëse unë rri me ndonjanin prej tyne nuk dmth që jam aksionar, nëse hy e pi kafe në një lokal, nuk domethënë që jam pronar i lokalit. Albini e bën qëllimisht, qysh ka propagandu qe 15 vjet, po e vazhdon avazin e vjetër. Ky për me mbulu mospunën e vet, bën këso video. Këso lloj videosh i kam pa në kohën e Millosheviqit. Kur kam qenë i denum 20 vjet. M’kanë shoshitë për gjithcka. Jam i gatshëm me u përballë me të vërtetën po jo me rrenat e mashtrimet e Albin Kurtit”, thotë Lushtaku

“Argumente duhet me pasë, fakte duhet me pasë, kur të akuzon dikush për ni terminal ai duhet me pasë argumente dhe fakte. Nuk munet zoti Kurti me lëshu si bombë dicka dhe me u tërheq. Ai kësaj pune duhet me i shku deri në fund.

Mos t’i rren qytetarët më. Duhet me tregu të vërtetën, nëse unë jam pronar i ni biznesi, le të vepron drejtësia. Ja ai duhet me u përgjigjë, ja unë. Njani duhet me u përgjigjë”

Sa i përket aludimit të kryeministrit Kurti, se ‘përgjegjës për djegien e veturës së auditorit të brendshëm të ShSKUK-së janë kompanitë e sigurimeve” dhe me përfundimin se ‘të korruptuarit duhet të jenë në burg’, Lushtaku mohon se është pronar i kompanisë së sigurimeve.

“Është djali i vëllait tem që është me një ortak që dihet me emër e mbiemër, nëse ata vërtet janë ra ndesh me përgjegjësitë që kanë, është drejtësia nuk është Albini, nuk është drejtësia vetë Albini e Qeveria. Është Prokuroria që i heton këto, është ligji e jo Albini. Kompania e sigurimeve nuk është e jemja, mund të vërtetohet lehtë, qysh mund të vërtetohet lehtë edhe terminali”, thotë ai. 

“Ai ka mu përball me Gjykatën , do ta padis Kurtoviqin”, shtoi Lushatku.

Tags: Albin KurtigjykataPerballjaSami Lushtaku
ShareTweetShare
Previous Post

“Kosova është Europë”, deputeti ukrainas e thotë shqip në AP-në e Këshillit të Evropës

Next Post

Edi Rama niset drejt Strasburgut, poston fotografi të të zhdukurve të Kosovës

Next Post

Edi Rama niset drejt Strasburgut, poston fotografi të të zhdukurve të Kosovës

Lajmet e fundit

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.