Komuna e Fushë Kosovës ka finalizuar ditë më parë një tjetër tender të rëndësishëm, që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në gjithë territorin e saj, transmeton Gazeta Papirus.
Komuna, e udhëhequr nga kryetari Burim Berisha, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Integral Sh.p.k” për mbushjen e gropave në rrugë me asfalt dhe rregullimin e pusetave të rrjetit të kanalizimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga E-prokurimi, për këtë projekt janë ndarë 99,325 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar për 36 muaj.

Ky projekt pritet të përmirësojë dukshëm cilësinë e rrugëve dhe sigurinë për qytetarët e kësaj komune.