Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore-ajër me rreze të mesme IRIS-T, tha kancelari Olaf Scholz, pas kërkesave nga Kievi, si dhe partitë e opozitës gjermane, për të rritur furnizimin me armë të rënda në atë vend.
Gjermania do të dërgojë gjithashtu sisteme radar në Ukrainë për të ndihmuar në gjetjen e artilerisë armike.
Scholz u tha ligjvënësve se qeveria kishte vendosur t’i siguronte Ukrainës raketa IRIS-T të zhvilluara nga Gjermania së bashku me vendet e tjera të NATO-s, raporton Reuters.