Këngëtarja komentohet shpeshherë edhe për linjat e saj “perfekte”. 52- vjeçarja gëzon një fizik të shëndetshëm me forma të rrumbullakosura. Sigurisht me një trup si të sajin nuk do të kishte kuptim mos të pozoje me rroba banjo.
Autorja e hitit “On the floor” së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa foto, ku pozon buzë pishinës së saj në një palë bikini të zeza të thjeshta. Sipër bikini-ve, JLo mban veshur edhe një pelerinë deri në fund të këmbëve me detaje lulesh nga mbrapa dhe një palë sandale me pak takë. Ka mjaftuar fiziku i saj i mrekullueshëm që këto foto të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Ky është vetëm fillimi i një vere të “nxehtë” ka paralajmëruar këngëtarja e njohur.
“Gjendja verore është aktivizuar,”-shkruan Lopez poshtë postimit.
Një ditë më parë ju kujtojmë që këngëtarja shkroi për fansat e saj një letër ‘On the JLo’ për të ndarë me ta rëndësinë e gjumit më shumë se shtatë orë. Kur ishte në të njëzetat, dhe karriera e saj ishte në ngritje, puna e tepërt dhe gjumi i keq tregoi ajo e rrezikonin shëndetin e saj.
Ajo ka shkruar se kur ishte në të 20-at, ndihej e pamposhtur. “Kishte një moment në jetën time ku flija tre deri në pesë orë në natë. Do të isha në xhirime gjatë gjithë ditës dhe në studio gjatë gjithë natës dhe dhe xhiroja video në fundjavë.”Por JLo duhej të bënte ndryshime dhe të rregullonte qëndrimin e saj pasi një sulm i madh paniku e paralizoi atë.
“Isha ulur në një rimorkio dhe e gjithë puna dhe stresi që solli me vete, së bashku me gjumin e pamjaftueshëm për t’u rikuperuar mendërisht, më kapi. Kalova nga ndjenja krejtësisht normale, në të menduarit për atë që duhej të bëja atë ditë dhe krejt papritur u ndjeva sikur nuk mund të lëvizja.”
JLo zbuloi se ajo ishte plotësisht e ngrirë dhe ishte e tmerruar sepse nuk dinte se çfarë po ndodhte me trupin e saj.Menjëherë, roja e saj e sigurisë e çoi për të vizituar një mjek. Këngëtarja pyeti nëse po e humbiste mendjen apo po çmendej. Simptomat e saj fizike e frikësuan dhe e mbushën me frikë.
“Tani e di se ishte një sulm klasik paniku i shkaktuar nga lodhja, por as që e kisha dëgjuar kurrë këtë term në atë kohë.”
Këngëtarja se kishte kuptuar se sa të rënda mund të ishin pasojat e injorimit të asaj që trupi dhe mendja kanë nevojë për të qenë të shëndetshëm. Ajo tha: “këtu filloi udhëtimi im drejt mirëqenies.”