Pas një mosmarrëveshjeje verbale, një çift nga Gjilani e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, e më pas, gruaja ka sulmuar edhe vjehrrën, raporton Express
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjilan 02.01.2022 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.