Po vazhdojnë sulmet dhe linçmimet e pushtetit të Vetëvendosjes ndaj gazetës Nacionale pas publikimit audio-incizimit të bisedës mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, në të cilën konfirmohet edhe biseda e Kusarit me Milan Radojiçiqin, i sanksionuar nga ShBA-ja.
Këto sulme filluan pas deklarimimt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e cilësoi incizimin si një “luftë hibride” të Serbisë kundër Kosovës, etiketim i rrezikshëm për gazetarët e Nacionales.
Nuk vonuan shumë dhe të gjithë vartësit e Kurti filluan me sulme më të rënda e me gjuhë të papërmbajtshme sulmet ndaj Nacionales.
Me publikimin e tretë të audio-incizimit, pushteti u mobiliuza për të të sulmuar të gjitha ata që po e kritikojnë qeverinë dhe Kusari-Lilnë për incizimet.
Pas Kurtit, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, pretendoi se komunikimi në përgjim është prerë, redaktuar e montuar, përkundër që gazetari Berat Buzhala disa herë e demantoi një gjë të tillë.
“Së pari, znj.Kusari-Lila e ka sqaruar edhe mbrëpë në tërësi tendencën për të shpërfaqur të deformuar një komunikim që ishte i prerë, i redaktuar, dhe i montuar sipas tendencave të tyre. Ju duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, por fatkeqësisht në mënyrën më të keqe. Në vend që të përfaqësojë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, Lista Serbe që u themelu nga partitë opozitare sot, që ishin në pushtet dikur, i bindet Vuçiqit dhe merret me shantazhe, kërcënime, presione.” – u shpreh ajo në një konferencë për media.
Pas kësaj edhe këshillitari i Kurti, Jeton Zulfaj, reagoi më një shkrim por që në esencë nuk dallon nga qasja e shefit të tij.
Edhe për të incizimi është i porsitur “me interpretim udhëzues nga një shërbëtor i devotshëm.”
“Në Kosovë ka shumë media, por një përgjim i porositur nga Radoiçiq nuk mund ti besohej kujtdo, madje as mediave ne veri te vendit, sepse zoti na ruajt dikush tjetër do ta nxjerrte pa interpretim/udhëzim e ashtu do humbej mundësia për të goditur qeverinë.” – ka shkruar ai.
Pjesa më interesante të shkrimi i tij ishte kjo, ku pyet dhe përgjigjet vetë.
“Por, a thu nga e mori shërbëtori këtë material? Çfarë pyetje idiote bëj edhe unë.”
Gjithashtu edhe deputetë të tjerë të Vetëvendosje u hodhën në sulme e linçime.
Ndaj këtyre linçime ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke thënë se sulmet kanë për qëllim “presion direkt me qëllim frikësimi dhe hakmarrjeje të partisë në pushtet, ndaj z. Buzhala dhe Nacionales, pas publikimit të serisë së audio-incizimeve të zonjës Mimoza Kusari Lila – Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, me ish-deputetin e Listës Srpska, Slavko Simiq”.
Çka thuhet në pjesën e tretë të audio-incizimit?
Në pjesën e tretë, Kusari-Lila lëshohet në ofendime të renda ndaj politikanë kosovarë para Sllavko Simiqit.
Ajo ankohet te Sllavko se Ramushi po i fryn listat e veteranëve, ndërsa e quan Uranin Ismailin e PDK-së “idiot” dhe e pyet Sllavkon “a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu”.
Kusari i flet Sllavko Simiqit në veten e parë, dhe i shpreh në këto incizime keqardhjen e saj që duhet të takohen në mënyrë të fshehtë.
“Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” – dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq qysh në nisje të incizimeve.