Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka qenë një prej politikaneve më të përfolura orëve të fundit, pasi Nacionale publikoi pjesën e parë të përgjimit të bisedave të saj me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Kusari-Lila tash e disa vite është pjesë e politikës në Kosovë, por sa është pasuria e saj?
Në bazë të deklarimit të saj në Agjencinë për Pandalimin e Korrupsionit, Kusari Lila ka treguar se ka një banesë në pronësi “Të përbashkët”, e cila arrin vlerën e 180 mijë eurove.
Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe një shtëpi në pronësi të bashkëshortit, e cila kushton 65 mijë euro. Në pronësi të saj, Kusari-Lila e kaa edhe një banesë tjetër, e cila kap vlerën e 78 mijë euro.
Si pasuri të luajtshme, Kusari-Lila ka deklaruar një veturë të bashkëshortit të saj, “Mercedes Benz”, i cili kushton nëntë mijë euro.
Veç kësaj, Kusari-Lila ka treguar se zotëron 100 për qind të aksioneve në një biznes të quajtur “MKL International”.
Shefja e deputetëve të VV-së, ka një shumë të madhe edhe të parave të gatshme. Ajo ka deklaruar se i ka 2 mijë e 957 euro në një bankë në Kosovë dhe 433 euro, në një bankë tjetër.
Veç kësaj, ajo ka deklaruar edhe 2 mijë e 70 euro si kursime të fëmiëjve të saj, po ashtu, edhe 2 mijë e 503 euro të tjera për arsyen e njëjtë.
Krejt këto, bashkë kapin vlerën e shtatë mijë e 963 eurove.
Të hyra vjetore nga paga në Kuvendin e Kosovës, Kusari-Lila i ka deklaruar 26 mijë euro, derisa ka marrë edhe mëditje afër tre mijë euro.
Ndërkohë, nga përgjimet e publikuara në Nacionale, në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, raporton ekskluzivisht Nacionale.
Në përgjimet e tjera që do të publikohen sot dhe ditëve në vazhdim Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiq ia ka përcjellur shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon asnjëherë.