GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Pas më shumë se 4 vjetëve, Prokuroria e Hagës i ndërpret hetimet ndaj Driton Lajçit

26/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Pas më shumë se 4 vjetëve, Prokuroria e Hagës i ndërpret hetimet ndaj Driton Lajçit
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se 4 vjetëve e gjysmë, Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë i ka ndërprerë hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-udhëheqës për Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar nga Gjykata Speciale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmin për ndërperjen e hetimeve për Lajçin e ka konfirmuar zyra e avokatisë së Toby Cadman, mbrojtës i Lajçit.

Në komunikatën që e ka parë gazeta Nacionale, thuhet se është zhgënjyes fakti që këto hetime u zgjatën për më shumë se 4 vjet.

“Fatkeqësisht, hetimi mbeti i hapur pa asnjë akuzë, duke e lënë z. Lajçi në një gjendje pasigurie për katër vite e gjysmë. Megjithë me kalimin e kohës dhe përkundër ndikimit të dukshëm që kjo ka pasur te z. Lajçi, është e rëndësishme të theksohet se kjo çështje tashmë ka marrë fund. Në datën 17 korrik 2023, Prokurori i Specializuar e njoftoi se akuzat e bëra ndaj z. Lajçi janë mohuar gjatë gjithë kohës. Ndonëse ndërprerja e hetimeve nga Prokuroria Speciale ishte vendimi i duhur dhe i drejtë, është thellësisht keqardhje që u deshën katër vjet e gjysmë për të marrë këtë vendim”, thuhet në këtë njoftim të zyrës së avokatit Cadman, raporton Nacionale.

Lajçi dyshohej se në cilësinë e Udhëheqësit të Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, kishte penguar drejtësinë dhe kishte zbuluar disa dokumentacione konfidenciale.

Hetimet ndaj tij kishin nisur me një intervistim në datën 3 maj të vitit 2019. Lajçi ishte intervistuar për tri ditë me radhë në Hagë. E që nga atëherë, për 4 vjet e gjysmë ai mbeti si i dyshuar, dhe hetimet nuk po përfundonin nga Prokuroria e Hagës.

Kjo pavarësisht tri kërkesave nga avokati Toby Cadman për ndërprerjen e hetimeve, pasi sipas tij, nuk ishte vërtetuar kryerja e ndonjë vepre penale.

Divizioni për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, po del se është problematik. Së fundmi, ishte shkarkuar edhe drejtoresha e Divizionit, Pranvera Ejupi – Hajzeraj.

Siç kishte raportuar Gazeta Nacionale, inicimi për shkarkimin e Ejupi-Hajzeraj erdhi për shkak të një takimi që ajo realizoi me avokatin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga burimet e saj, Nacionalja mësoi se Ejupi-Hajzerajt i është kërkuar llogari për takimin me avokatin e Thaçit.

Por, kjo zyre, e cila merret ekskluzivisht me çështjet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale, që nga themeli ka qenë burim i problemeve. Puna në këtë divizion është përcjellë vazhdimisht me proleme.

Nëpunësit e Dvizionit kryejnë detyra që lidhen me mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që akuzohen nga Gjykata Speciale. Por, për të punuar aty, zyrtarët duhet të kalojnë rregullat e verifikimit, pasi që gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ata do të shqyrtojnë dokumente të klasifikuara.

Megjithatë, siç kishte raportuar Nacionale, dy zyrtarë të këtij divizioni, po punonin pa verifikimin e plotë që bëhet nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë. Dy zyrtarët, emrat e të cilave gazeta ndonëse i posedon, vendosi të mos i publikonte, nuk ishin pajisur me këto verifikime, pavarësisht se tash e disa muaj po punonin në këtë divizion tepër të rëndësishëm.

Ndonëse, Ministria e Drejtësisë e pranoi se e kanë ulur nga sekrete të konfidenciale nivelin e klasifikimit, ata u shprehën se të punësuarit në Divizionin për përkrahjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, i kanë plotësuar të gjitha kushtet, përfshirë deklaratën për ruajtjen e konfidencialitetit.

Tags: Driton LajçihagaToby Cadman
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti: Enver Zymberi mbetet simbol i ligjshmërisë, dënimi i personave që e vranë është i domosdoshëm

Next Post

Vushtrri, një vajzë raporton në polici se u dhunua seksualisht nga një i panjohur

Next Post
Vushtrri, një vajzë raporton në polici se u dhunua seksualisht nga një i panjohur

Vushtrri, një vajzë raporton në polici se u dhunua seksualisht nga një i panjohur

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.