Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë vetëm dy emrat e parë në listën prej 28 personave ndaj të cilëve Qeveria Amerikane vendosi sanksione dhe theksoi se ky ishte një paralajmërim serioz për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Kjo e tronditi shumë Vuçiqin, sepse Veselinoviqi dhe Radoiçiq u vunë nën sanksionet amerikane me arsyetimin se kishin të bënin me krimin e organizuar në bashkëpunim me shtetin”, ka thënë Jeremiq, shkruan Klix.ba