Pas katër ditësh në arrati, Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për tentim vrasjen që ndodhi më 4 qershor, në Ferizaj.
I dyshuari Y.R., 31-vjeçar ka dorëzuar në Polici edhe thikën ne të cilën dyshohet se theri viktimën.
Sipas burimeve te Sinjalit, pas intervistimit të të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ndodhi më 4 qershor, në orët e mesditës, ne rrugën “Kemajl Hetemi”, ne Ferizaj.