Besohet se Milani ka shfaqur interesim për talentin e Flamengos, Lincoln.
17-vjeçari ka një klauzolë prej 30 milionë eurove dhe kjo është paksa problem për klubin italian.
Sulmuesi po shkëlqen me Përfaqësuesen e Brazilit U17, duke shënuar nëntë gola në 18 paraqitje.
Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i klubit nga Milano, Massimiliano Mirabelli, tash e një kohë është duke e vëzhguar lojtarin, por klauzola e tij po e pengon paksa për të bërë lëvizje konkrete.
Në garë ishte futur edhe Juventusi që tashmë ka pyetur klubin brazilian për Lincolin, por janë tërhequr kur mësuan çmimin e lojtarit.
Duke parë interesimet e klubeve italiane Flamengo dëshirojnë vazhdimin e kontratës me talentin, por më këtë rast edhe do ia rrisin klauzolën.
Duke për fondin e lojtarëve që ka Milani në fazën sulmuese vështir se ai do arrinte të ishte në planet e trajnerit Gennaro Gattuso, por do ishte një investim i mençur për të ardhmen.