Leeds e ka ‘shokuar’ Liverpooli në Anfield, duke e mposhtur me rezultat 1-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin pikërishtë mysafirët ku qysh në minutën e 4-të arritën të shënojnë me Rodrigon.
Por, vetëm 10 minuta më pas ishte Salah ai që barazoi shifrat në 1-1, rezultat ky që ishte përfundimtar për pjesën e parë, njofton Klankosova.tv.
Përkundër tentimeve të shumta të Livepoolit, goli s’u gjet më nga ta, ndërsa në minutën e 89-të ishte Summerville i Leeds ai që ia dha epilogun ndeshjes.
Me këtë fitore, Leeds gjendet në pozitën e 15-të me 12 pikë, ndërsa Liverpooli në vendin e 9-të me vetëm 16 pikë në 12 ndeshje të zhvilluara.