Albina Kelmendi e ka gati projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë për fansat e saj të premten.
Këngëtarja, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duje” që e interpretoi së bashku me familjen e saj, do ta sjellë këngën e re.
“Inat” është titulli i këngës së re, e cila do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Në një postim në rrjetet sociale, Albina e ka shpërndarë një fragment të shkurtër nga videoklipi muzikor.
Në bazë të njoftimit, projekti i ri do të lansohet ditën e premte në ora 18:00.