Pas disa paralajmërimeve, Adidas zyrtarisht i ka dhënë fund partneritetit me Kanye West.
Marka e njohur njoftoi se bashkëpunimi me stilistin Yeezy ishte “nën shqyrtim” në fillim të tetorit pasi West veshi një bluzë “White Lives Matter” në një sfilatë në Javën e Modës në Paris.
“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes.
Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”-tha kompania.