Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në ditën e certifikimit te rezultateve, Jehona Lushaku-Sadriu dha dorëheqje duke falënderuar qytetarët për besimin.
Ajo falënderoi edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
“Shërbimi im për Kryeqytetin, ishte privilegji im jetësor”, ka thënë ajo.