Reperi Strsi sapo ka dalë nga një super telash.
Pak ditë më parë ai u arrestua në flagrancë nga policia, pasi u gjet të konsumonte kokainë në një lokal bastesh me miqtë e tij.
Stresi i shpëtoi burgimit dhe ka marrë masën për detyrim paraqitje dhe gjykim në gjendje të lirë.
Ndërkohë pas këtyre ditëve të vështira, Stresi u ëshë kthyer momenteteve të tij më të bukura. Pikërisht kohën kur ka bërë premtimin e dashurisë ndaj Kejsit, të fejuarës së tij.
Ai është bërë nostalgjik dhe ka ndarë disa foto që nuk i kishim parë.
Gjithashtu reperi ka konfirmuar se gjëratat mes tij dhe të fejuarës shkojnë mjaft mirë dhe pas ‘skandalit’ . Stresi ka ende unazën e fejesës në dorë si një ‘djalë i keq i dashuruar’.