Qindra serbë kanë protestuar në Shtërpcë pas arrestimit të dhjetë personave nga Policia e Kosovës, të dyshuar për ndërtime pa leje dhe ryshfet në aksionin e së martës.
Siç raporton mediumi Kosovo-Online, të tubuarve sot në protestë iu drejtuar kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jetviq, i cili u viktimizua duke thënë se një aksion i këtillë është shqetësues.
Fakti që erdhët sot është një mesazh i qartë që duam ta themi në mënyrë paqësore, se ata që e bëjnë këtë do të ndalojnë së bëri. Duke ardhur këtu ju tregoni se familjet nuk janë vetëm, se vëllezërit tanë nuk janë vetëm dhe ne duhet edhe një herë “Le të themi se këta njerëz këtu nuk janë as kriminelë lufte, as kriminelë, se ata thjesht duan të jetojnë këtu në paqe” deklaroi Jevtiq.
Disa mijëra serbë kanë protestuar sot në Shtërpcë për mënyrën se si u arrestuan bashkëqytetarët e tyre së fundmi, kur njësitet speciale të Policisë së Kosovës hynë në shtëpitë e tyre.
Kujtojmë se përgjatë së martës u arrestua edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit dhe disa zyrtar të tjerë dhe pronarë të firmave.
“Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Prokuroria.