Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka replikuar nëpërmjet komenteve në rrjetin social “Facebook” me Valdrin Dervishajt, këshilltar i Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me plagjiaturat në tezat e masterit dhe doktoratës në Universitetin e Prishtinës.
Gjinovci i cili është edhe njëri nga partnerët e MASHTI-t dhe anëtarë i shumë komisioneve dhe grupeve punuese të formuara nga ministria, shkruan Demokracia.com.
“Valdrin Dervishaj ne postim te Ministres po thotë. Tlutna qisi tripa me na hanger per budalle aplikoj vec me puntort e Ministrise qe nja 95% jon analfabeta, me mu jo”, ka shkruar ai në një koment duke iu përgjigjur këshilltarit të Nagavcit.
Gjinovci ka kërkuar nga MASHTI që të bëhen publike tezat e doktoratave.
“Agjencia e Akreditimit duhet me i bo publike krejt doktoratat siç kane qene per shembull ne UP ne kohen e Ramadan Zejnullahut”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Ky reagim i Rron Gjiovcit ka ardhur pasi MASHTI ka njoftuar se ka nisur zbatimi i vendimit për “pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë”.