GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Partia e Limajt po ia nxin jetën Hashim Thaçit – s’e do udhëheqës të dialogut me Serbinë

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Kosovës, vazhdojnë të thonë se roli udhëheqës në dialogun final me Serbinë, nuk duhet t’i besohet presidentit të vendit.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës e jo nga Presidenca.

Mirëpo, zyrtarët në LDK, thanë sot se Kosova nuk ka një Qeveri stabile dhe vendi është në një krizë.

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në konferencën javore të këtij subjekti, tha se para se të zgjidhen krizat në vend, nuk mund të shkohet dhe të flitet për tema të jashtme, siç është dialogu me Serbinë.

“Në Kushtetutën e vendit thuhet se politikën e jashtme e vendos Qeveria dhe pastaj presidenti mund ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në bazë të parimeve të politikës se jashtme të Kosovës, që aprovohet dhe miratohen nga Qeveria e vendit”, tha Hoti.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një platformë për dialogun politik me Serbinë.

Kjo platformë i është proceduar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës.

Edhe në subjektin politik Nisma Socialdemokrate, thonë se presidenti Hashim Thaçi, nuk duhet të jetë ai i cili duhet të përfaqësojë Kosovën në fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi.

Deputeti Haxhi Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se bisedimet kanë filluar në nivel të kryeministrave dhe ashtu duhet të përfundojnë.

Ai tha se nuk mund të pritet ndonjë rezultat në rast se presidenti udhëheq këtë proces, pasi që sipas tij deri tash dialogu nuk ka treguar rezultate të mëdha.

“Këtu i kemi dyshimet tona si Nismë, sepse këtë dialog duhet ta përfaqësojë kryeministri dhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë bartës i këtij procesi, e jo presidenti, siç është proklamuar ditëve të fundit. Ne nuk jemi dakord që presidenti i Republikës së Kosovës të jetë bartës i këtyre bisedimeve edhe pse ai i ka filluar ato sa ka qenë kryeministër”, tha Shala.

Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se spektri politik vendor më shumë se çdoherë duhet t’i tejkalojë problemet e brendshme të politikës ditore për t’u përqendruar në një çështje madhore shtetërore.

Problem madhor sipas saj në këtë moment është dialogu me Serbinë.

“Një dakordim i plotë i spektrit politik garanton përfaqësim dhe performancë më të mirë, teksa një koncensus i plotë do të duhej ta përcaktonte rolin e udhëheqësit të bisedimeve, ku të gjitha institucionet do të ushtronin rolin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore. Nëse presidenti i vendit e përfaqëson një ide të tillë, del nga një konsensus i gjerë politik, atëherë le të jetë ai udhëheqësi i dialogut politik”, tha Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hartimi i platformës ka pasuar takimet e shumta me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe debatet e organizuara në lidhje me negociatat me Serbinë, ku kanë marrë pjesë edhe partitë politike.

Në rast se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përfaqëson Kosovën në fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi, sipas platformës se Qeverisë, Thaçi obligohet që në baza të rregullta ta informojë Kuvendin e Kosovës për bisedimet që zhvillohen në Bruksel.

 

ShareTweetShare
Previous Post

Këto janë 7 tradhtitë më të njohura shqiptare

Next Post

A do t’i bindë spanjollët fotografia në Shkup e Thaçit me Vuçiq një muaj para samitit të Sofjes

Next Post

A do t’i bindë spanjollët fotografia në Shkup e Thaçit me Vuçiq një muaj para samitit të Sofjes

Lajmet e fundit

Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në mes të Prishtinës

09/05/2025
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

09/05/2025
Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

09/05/2025
Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

09/05/2025
Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

09/05/2025
ShBA-ja e konfirmon planin që firmat private të shpërndajnë ndihma në Gaza pavarësisht alarmit të OKB-së

ShBA-ja e konfirmon planin që firmat private të shpërndajnë ndihma në Gaza pavarësisht alarmit të OKB-së

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në mes të Prishtinës

09/05/2025
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

09/05/2025
Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.