Kaosi vijon të shoqërojë prej orësh Korenë e Jugut, e cila tashmë ndodhet në një situatë të pazakontë.
Teksa presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e luftës, parlamenti u mblodh me urgjencë dhe votoi për të shpallur këtë vendim të kreut të shtetit të pavlefshëm.
Votimi u krye në një situatë aspak normale, pasi parlamenti ishte rrethuar nga forca të shumta policie dhe ushtarake pas vendimit të Yoon Suk Yeol.
Vlen të përmendet se vendimin e përshëndeti edhe SHBA-ja.