Në Shqipëri dhe rajon do të mbajë mot me vranësira dhe intervale më të gjata kohore me diell. Vende-vende priten reshje të pakta lokale, ndërsa temperaturat ditore shënojnë rritje të lehta.
Mot i ndryshueshëm do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, me rritje të lehta të temperaturave. Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta dhe riga lokale shiu. Në viset kodrinore-malore fjolla bore.