Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë javës së ardhshme në vend, raporton Express.
Sipas PË, nga e diela do të jetë më ftohtë, pa të reshura, kryesisht me kthjellime dhe diell. Ndërkohë, në pjesën e dytë të javës së ardhshme temperaturat do të jenë sërish në rritje.
28.02 – Më ftohtë. Paradite me vransira, e gjatë ditës kthjellët, me erë dhe me diell.
1.03 – Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditën kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare.
2.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica të lehta.
3.03 – Kthjellët dhe me diell. Ditën më butë.
Temperaturat pësojnë rënie, minimalet të hënën edhe deri në -2C, e maksimalet nga 16C të shtunën, zbresin në 7C ditën e diel, e javën e ardhshme me tendencë të rritjes graduale.
Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.
Shtypja atmosferike pëson një rënie ditën e shtunë, megjithëse mbetet mbi vlera normale, e nga dita e diel shënon rritje lartë mbi vlera normale.