Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten zhvillime konvektive të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Nuk përjashtohet mundësia për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h./Gazeta Papirus/