Ditën e shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime vranësirash të pakta kohë pas kohe, kryesisht të shtresave të larta.
Fryn erë e lehtë jugore e lindore 1-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në -10 e -6C, zonave malore deri në -15C, e ato maksimale ditën luhaten ndërmjet 4C e 8C.
Më shumë vranësira përfshinë vendin ditën e diel, e zonave malore nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta dëbore. Kryesisht vranët mbetet ditën e hënë, me mundësi për riga shiu në pjesë të vendit. Vranësirat dominojnë dhe përgjatë ditës së martë dhe mërkurë, që mund të shoqërohen me reshje të pakta shiu, meqenëse temperaturat shënojnë rritje deri në 9C e 12C. Minimalet gjithashtu në rritje, nga -3C deri në 1C e 2C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga jugu e juglindja, dhe frynë të lehta dhe mesatare, 2-6m/s.