Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C.