Prishtina Weather ka njoftuar se në ditët e fundit të qershorit do të ketë mot relativisht më stabil dhe jo shumë ngrohtë.
Të mëkurën ka mundësi për reshje, por me intensitet të dobët.
Njoftimi i plotë:
Mot relativisht më stabil në ditët e fundit të qershorit dhe jo shumë i ngrohtë.
25.06.2023 – Mot relativisht më stabil po parashihet në ditët e fundit të qershorit. Do të ketë më shumë intervale me diell. Mundësi për të reshura paraqiten mbrëmjen e së mërkurës, por kryesisht me intenzitet të dobët. Në aspektin termik nuk do të jetë edhe shumë ngrohtë, me temperaturat maksimale që luhaten ndërmjet 23C e 27C, e ato minimale nga 10C deri 15C.
Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Nën kushte të kthjellimeve, orëve të pasdites rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që edhe shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj në vlera mesatare.
26.06 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
27.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
28.06 – Kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
29.06 – Herët në mëngjes, aty këtu priten kushte për riga lokale shiu. Ditën më shumë intervale me diell dhe jo shumë ngrohtë.
30.06 – Më ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Era do të fryjë kryesisht nga nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rënie të përkohshme ditën e mërkurë.