Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të prillit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta.
Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.
” Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.