Prishtina Weather ka njoftuar se nesër moti do të jetë i ngrohtë, ku temperaturat do të shkojnë deri në 10 gradë Celsius.
Më poshtë keni parashikimin e motit deri ditën e hënë:
10.02 – Mot i ngrohtë e kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
11.02 – Pas mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mjegull/mjegullinë, ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me kthjellime e diell.
12.02 – Më ftohtë, e kryesisht me vransira. Ditën edhe intervale të shkurta me diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore
13.02 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.
14.02 – Pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.
Temperaturat në rritje ditëve të ardhshme, e në fundjavë në rënie. Minimalet luhaten nga -3C deri 1C, e maksimalet kapin vlerat deri në 12C e 14C të premten, e të shtunën zbresin në 5C, e deri të hënën sërish në rritje në 9C.
Erërat frynë lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e shtunë ndryshojnë drejtimin nga verilindja dhe frynë edhe mesatare 3-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.