Pesë ditët e ardhshme pritet që të mbajë mot i ngrohtë, por jostabil. Prishtina Weather njofton se paradite pritet më shumë diell, ndërsa pasditeve rrebeshe me bubullima, njofton Gazeta Papirus.
Derisa, indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
Parashikimin e motit për 5 ditët në vijim sipas Prishtina Weather:
22.05 – Intervale me diell paradite. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
23.05 – Më shumë diell paradite. Më vonë pasdite priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
24.05 – Më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e më vonë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë.
25.05 – Vransira të ndryshueshme, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.
26.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.
Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale