Ndryshueshëm por më nxehtë javën e fundit të majit.
Të premten sërish mundësi për shi e bubullima orëve të pasdites.
Cilësia e ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, mirëpo kohë pas kohe mund të ketë rritje të ndotësve ajror që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, shkurtimisht edhe në të dobëta.
27.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
Era ndryshon drejtimin në jugperëndimi nga dita e martë dhe frynë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-14m/s.Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies, e më pas në rritje.