Kjo javë do jetë e ngjashme sa i përket motit me javën që lamë pas.
Të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të cilat vende–vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta, njofton IHMK.