Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e antikontrabandës gjatë një ndalese rrugore në dalje të autostradës në Prizren, kanë ndaluar një automjet transportues të dyshimtë.
Përmes një njoftimi në Facebook është bërë e ditur se gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar praninë e mallrave pa dokumentacion përkatës të prejardhjes, të cilat janë sekuestruar për verifikim të mëtejmë.
Mallrat e gjetura përfshijnë:
-Shampo për flokë me rozmarinë dhe proteina – 190 copë (me prejardhje nga Shqipëria)
-Ora dore smart Ultra Premium 2 – 99 copë;
-Ora dore smart Ava Ëatch – 99 copë;
-Ora dore smart SC Kids – 200 copë;
-Kufje me Bluetooth SC Pods – 109 copë;
-Ora dore të thjeshta – 300 copë;
-Bizhuteri të ndryshme (vathë, qafore, unaza, byzylykë);
-Rrypa për ora dore (silikon) – 29 copë;
-Rrypa për ora dore (metal) – 50 copë.
“Dogana e Kosovës do të vazhdojë procedurat ligjore për këtë rast dhe fton të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat doganore për import dhe tregti të mallrave. Po ashtu, inkurajojmë qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës tonë të raportimit falas 0800 50 095.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe informalitetit, duke siguruar një treg të drejtë dhe të rregullt për të gjithë”, thuhet në njoftim.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/476486528_1031864505643347_7304006441722233908_n-768x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/mallra-768x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/dogana-768x1024.jpg)