GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Paralele mes Kosovës e Ukrainës në OKB, Shqipëria-Rusisë: Asgjë s’mund të jetë më e pasaktë se kjo

09/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zvicra merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimit në OKB ka thirrur një mbledhje për të dënuar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë, që cenojnë ligjin ndërkombëtar.

Mbledhja e drejtuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dënoi veprimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje lokale në territoret e pushtuara në Ukrainë.

Sipas Hoxhës Rusia shpreson se zgjedhjet e rreme do të demonstrojnë kontrollin e saj mbi këto territore të pushtuara, por ato nuk janë gjë tjetër veçse një marifet propagandistik.

Përfaqësuesi i Shqipërisë gjithashtu kundërshtoi paralelen që ambasadori i Rusisë, Vasily Nebenza hoqi mes Kosovës dhe Ukrainës, duke thënë se në shtetin e Kosovës shprehja e vullnetit të lirë u zëvendësua me një deklaratë pavarësie. Sipas tij, edhe në rastin e zgjedhjeve në Ukrainë u zbatua ligji ndërkombëtar. Kjo solli reagimin e Shqipërisë.

“Asgjë nuk mund të jetë më e pasaktë dhe larg të vërtetës se paralelja mes Kosovës dhe Ukrainës. Kosova nuk do të përdoret dhe nuk duhet të përdoret si një pistë apo kamuflazh për pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Kosova u bë e pavarur pas luftës së përgjakshme dhe bisedimeve të gjata të paqes, në të cilat edhe Rusia ishte pjesëmarrëse.

Gjykata ndërkombëtare tha se deklarata e pavarësisë ishte në linjë me ligjin ndërkombëtar. Në të njëjtën mënyrë do doja që Rusia të vepronte me ligjin ndërkombëtar, pasi gjykata ka nxjerrë një vendim që ndalon luftën e Rusisë.

Kosova dhe Serbia është e rëndësishme të mos përfshihen në veprime agresive. Ato bisedojnë dhe janë të detyruar në një proces dialogu për të siguruar të ardhmen e tyre në paqe”- tha Ferit Hoxha.

Përfaqësuesi i SHBA në OKB duke mbështetur linjën e Shqipërisë bëri thirrje për të gjitha shtetet që të dënojnë shkeljen skandaloze të së drejtës ndërkombëtare nga Rusia, duke e quajtur mbajtjen e zgjedhjeve lokale, një njollë në historinë kolektive të OKB-së si një organ i themeluar për ruajtjen e paqes botërore dhe një sulm ndaj rendit ndërkombëtar.

Sipas tij nuk duhet t’i jepet legjitimitet Rusisë në këto veprime.

Tags: DialogukosovaokbserbiaUKRAINA
ShareTweetShare
Previous Post

“Kur fiken kamerat, çka ndodh në dhomën e negociatave mes Kurtit e Vuçiqit”, përgjigjet Bislimi

Next Post

S’e respektuan vendimin, MINT i dërgon në Gjykatë 14 biznese të naftës

Next Post
Bie çmimi i naftës, por çmimet e produkteve tjera që  u rritën për shkak të naftës mbesin të njëjta

S’e respektuan vendimin, MINT i dërgon në Gjykatë 14 biznese të naftës

Lajmet e fundit

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.