Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.
Kështu ka njoftuar emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Lajçak tha se është duke e përgatitur mbajtjen e këtij takimi.
Ai u shpreh i lumtur se janë bërë hapa konkrete drejt shtensionimit të situatës në veri.