GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Paralajmërohen bisedime për planin franko-gjerman në Konferencën e Mynihut

17/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Paralajmërohen bisedime për planin franko-gjerman në Konferencën e Mynihut
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova dhe Serbia tashmë kanë thënë atë “po”-në e tyre sa i përket propozimit evropian apo të quajtur edhe si franko-gjerman. Megjithatë ende s’ka ndonjë sinjal për ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për të lëvizur përpara me marrëveshjen meqë tashmë kërkohen lëvizje për implementimin e saj.

Lidhur me hapat e radhës sa i përket propozimit franko-gjerman dhe rreth asaj nëse duhet të ftohet një takim i nivelit të lartë për të ecur përpara, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur nga Qeveria Federale e Gjermanisë.

Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Qeverisë gjermane kanë thënë se duke parë reagimet e fundit lidhur me propozimin franko-gjerman, Berlini zyrtar mezi pret që në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.

“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Ky zëdhënës tutje ka thënë se “synimi është që të zhvillohen bisedime për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes”, dhe ka shtuar se përshkallëzimi në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit ka treguar se ”Ekziston nevoja urgjente për ndryshim të dinamikës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Berlini zyrtar shprehet se është e nevojshme vendosja e një baze të re dhe të qëndrueshme në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore” bazuar në nismën frnako gjermane e ofron një gjë të tillë.

“Nevojitet një bazë e re e qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore”, bazuar në një iniciativë franko-gjermane, e ofron këtë bazë”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë.

Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

ShareTweetShare
Previous Post

BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës

Next Post

Ganimete Musliu vendos në foltore të Kuvendit stemën e UÇK-së

Next Post
Ganimete Musliu vendos në foltore të Kuvendit stemën e UÇK-së

Ganimete Musliu vendos në foltore të Kuvendit stemën e UÇK-së

Lajmet e fundit

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.