Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, kryesisht janë parakalimet e gabuara.
Policia e Shqipërisë rikujton shoferët që pas manovrës së parakalimit, duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.