Në institucionin e Dhomave të Specializuara në Hagë po ndodhë një paralelizim i frikshëm, i pavend, e mbi të gjitha në thelb i gabuar i veprimeve të dy liderëve të cilët njëri është kryeministër i tanishëm i vendit, Albin Kurti, e tjetri ish-president ndaj të cilit rëndojnë 10 akuza për krime lufte e 5 të tjera për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçi.
Ishte 29 nëntori i vitit që lamë pas kur gjyqtari paraprak i Speciales, Marjorie Masselot, lëshoi një dokument prej 136 faqesh në lidhje me një aktakuzë të re që ishte dërguar tek ai nga Prokurori i Specializuar. Në të, ai konfirmonte akuzat e reja ndaj Hashim Thaçit dhe katër personave të tjerë; Isni Kilajt, Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, shkruan lajmi.net.
Çuditërisht, në njëren prej faqeve të vendimit për konfirmim të aktakuzës nga ky gjyqtar paraprak, përmendet edhe emri i Albin Kurtit, kryeministrit të tanishëm të vendit.
Paralelizimi mes veprimit të Hashim Thaçit nga burgu dhe veprimeve të dhunshme të Albin Kurtit në protestat e 2007-ës.
Gjykatësit e Speciales, përmes argumentimit të mbështetur nga Prokuroria, po tentojnë të vërtetojnë ekzistimin e një grupi të strukturuar që ka vepruar në bashkërendim për të penguar drejtësinë apo për të sulmuar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ashtu siç ata pretendojnë se ka bërë Thaçi, mos të harrojmë, nga burgu.
E për këtë, Specialja ka gjetur shembullin më ekstrem për të mbështetur argumentimin e saj: Një vendim i vitit 2010 i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i marrë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, në të cilin kreu i VV-së ishte dënuar me 9 muaj burg.
Vendimi në fjalë, që duket se paralelizon veprimet e Kurtit me ato të Thaçit, ishte marrë pasi që asi kohe, lideri i LVV-së, ishte dënuar për veprën penale pjesëmarrje në pengim në grup të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, duke cituar sulmet e tij privatisht dhe përmes personave të tjerë ndaj Policisë së Kosovës aso kohe dhe asaj të UNMIK-ut.
Në këto protesta kundër pakos së Ahtisarit kishin vdekur 2 aktivistë të VV-së nga përplasja me policinë e UNMIK-ut.
Sidoqoftë, në vendimin e gjykatës më 2010 për Kurtin, specifikoheshin sulmet e tij ndaj Policisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut.
E në faqen 74 të vendimit për konfirmimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe 4 të tjerëve, jepet ky vendim si argument për të provuar faktin se për ekzistimin e një grupi që kryen veprën e tillë penale, nuk është e domosdoshme të dihen identitetet e secilit pjesëtar të grupit që vepron. Pra, për ta thjeshtësuar, Specialja thotë se ashtu si Kurti dhe protestuesit e tij, edhe Thaçi me bashkëpunëtorë ishte pjesë e një grupi që konsumoi vepra penale kundër personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Pra, në këtë formë, me apo pa dashje, Specialja tenton që të njëjtën vepër penale “t’ia mvesh” edhe ish-presidentit Thaçi duke barazuar kështu veprimet e kryera, ndonëse të njëjtat nuk përkojnë në asnjë moment në formën se si janë konsumuar.
Ndaj Thaçit, në kuadër të veprave penale të pengimit të drejtësisë janë konfirmuar këto akuza:
1 .Tentativa për të penguar, me veprim të përbashkët të një grupi, personat zyrtarë, duke përfshirë prokurorët dhe hetuesit e PS-së në kryerjen e detyrave zyrtare, së paku nga data 26 qershor 2023 deri më 2 nëntor 2023, e dënueshme sipas neneve 17, 21, 32(1), 35, dhe 401(2)-(3)-(3) të nenit 2,5 të KPP-së dhe (5) dhe (5) dhe (5) dhe (5) të KKK-së (5) dhe (5) të nenit 2 dhe 5. 16(3) të Ligjit (Pika 1, 3-4);
2. shkelja e fshehtësisë së procedimeve, nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të mbrojtur, të paktën midis 26 qershorit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, e dënueshme sipas neneve 17, 21, dhe datës origjinale: 29/11/2024 22:11:00, në bazë të neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit (Pika 5-);
3. cenimi i fshehtësisë së procedurës, nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identitetit të personave të mbrojtur, së paku nga data 6 tetor 2023 deri më 2 nëntor 2023, e dënueshme sipas neneve 17, 21 dhe 392(2) të KPK-së, në bazë të neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;
4. mospërfillje e gjykatës, së paku nga data 26 qershor 2023 deri më 2 nëntor 2023, e dënueshme sipas neneve 17, 21 dhe 393 të KPK-së, në bazë të neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit (Pika 9, 11-12); dhe
5. Mospërfillje e gjykatës, së paku nga 1 shtatori 2023 deri më 13 shtator 2023, e dënueshme sipas neneve 21, 35 dhe 393 të KPK-së, në bazë të nenit 15(2) dhe 16(3) të Ligjit (Pika 10), siç është konfirmuar në këtë vendim.