GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Paraburgim për 31 persona: Keqpërdorim të pozitës, marrje ryshfeti, mashtrim me subvencione

05/12/2021
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
Paraburgim për 31 persona: Keqpërdorim të pozitës, marrje ryshfeti, mashtrim me subvencione
Share on FacebookShare on Twitter

31 persona janë dërguar në masë të paraburgimit pasi po akuzohen për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë mashtrim në detyrë, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit, mashtrim me subvencione e kështu me radhë.

Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, 31 të pandehurit do të jenë nën masën e paraburgimit për një muaj.

Më poshtë është njoftimi i plotë i Gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, N.I për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 paragrafi 1 i KPRK-së dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, B.G për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 paragrafi 1 i KPRK-së, G.L për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 par.1 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së.

B.M për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 i KPRK-së, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 i KPRK-së, E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP- së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

Tags: 31 të pandehurit do të jenë nën masën e paraburgimit për një muaj.Sipas Gjykatës Themelore në PrishtinëSubvencionet
ShareTweetShare
Previous Post

Gratë në protestë kundër vrasjes dhe dhunës ndaj tyre

Next Post

Anglezi që sherbeu në UÇK-së bën bredh festiv nga pushkët

Next Post
Anglezi që sherbeu në UÇK-së bën bredh festiv nga pushkët

Anglezi që sherbeu në UÇK-së bën bredh festiv nga pushkët

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.