Njohësit e qështjeve të sigurisë janë shprehur se kriza në Ukrainë do të ketë ndikim edhe në Ballkan, rrjedhimisht në Kosovë.
Drejtuesi i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri shkon edhe më tej duke thënë se në bazë të disa informacioneve nga shërbime informative mësohet se janë duke u blerë uniforma ushtarake në Prishtinë, e që të njëjtat po dërgohen në veri të Mitrovicës.
Disa persona janë duke blerë uniforma ushtrie në njërin nga lokalet e Prishtinës dhe të njëjtat janë duke u dërguar në veri të Kosovës”, deklaroi Panduri.
Panduri duke ju referuar këtyre burimeve të “Debat Plus” thotë se përmes këtyre uniformave serbët do të tentojnë të bëjnë vet sigurimin e qendrave të votimit për zgjedhjet serbe nëse Qeveria e Kosovës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Ai thotë se tashmë serbët në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës ku ka serb po përgatisin të gjithë skenarët e mundshëm./Telegrafi