Sot është zhvilluar aksioni për rrënimin e vilave në Batllavë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
Ka fillu sot në mëngjes aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila me u rrënu. Ditën e hënë ka pas me u zhvillu ky aksion , policia ka kërku me u shty për sot për shkak të zhvillimeve”, tha Zhitia.
T7 ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe më poshtë iu sjellim pamjet e njërës nga vilat.